Shoqeria punon me nje teknologji te larte ne prodhimin e materialeve te ndertimit, por edhe ne zbatimin e punimeve te proceseve te ndryshme te punes. Kjo arrihet si rezultat i pajisjeve dhe makinerive qe shoqeria disponon.
Linja e inerteve
Fabrika e prodhimit te Asfalto-betonit.
Kjo fabrike ndodhet ne Rrugen Fushe Kruje – Laç, ne fshatin Fushe Mamurras, dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 1.6 ha se bashku me linjen e inerteve. Ajo ndodhet ne nje zone jo shume te banuar, dhe eshte e licensuar nga Qendra Kombetare e Licensimit ne Shqiperi, sipas kodit III.2 B, per te ushtruar aktivitetin e saj, duke pasur ndikim minimal ne ndotjen e ajrit, ne baze te kushteve te vendosura.
Ne kete impiant prodhohet asfalto betoni sipas te gjithe parametrave te kerkuara nga klientet, me nje rendiment te larte pa sjelle vonesa ne prodhim dhe duke qene gjithmone te gatshem per tu pergjigjur ne menyren me te sakte dhe me te shpejte per porosite qe marrim.